Deputetët miratuan në lexim të parë amendamentet në Ligjin për Lojërat e Fatit, të parashtruara nga GERB, të cilat parashikojnë që Komisionit Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ i specializuar pranë Këshillit të Ministrave. U refuzuan propozimet e Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) që kazino dhe salla për lojërat e fatit të ketë vetëm në hotelet me 5 yje dhe në vendpushimet e mëdha.
Kryetari i Komisionit të Kulturës Vezhdi Radshidov vuri në dukje se midis dy leximeve të projektligjit do të precizohen tekstet të cilat parashikojnë që 10% e tatimeve në sektorin e lojërave të fatit të përdoren për turizmin. Tekste të tilla ka në ligj, por për shkak të disa të metave juridike ato në fakt nuk funksionojnë.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..