Më 27 korrik në Sofje do t’i jepet start edicionit të 67 të Turneut Ndërkombëtar të Çiklizmit të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur Dimitër Kuzov, kryetari i Federatës Bullgare të Çiklizmit.
Gara, në të cilën duhet të përfshihen mbi 40 skuadra, duhet të përfundojë më 1 gusht në Burgas, duke kaluar përmes Borovecit, Pazarxhikut, Kërxhalit dhe Momçillgradit, Plovdivit dhe Slivenit.
Bullgaria do të marrë pjesë me pesë skuadra. Në garë do të përfshihen edhe sportistë elitarë nga vende të tjera, ndër të cilat Belgjika, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja, Çekia, Polonia, Ukraina etj. Gara është përfshirë në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI)
Turneu i parë i çiklizmit në Bullgari u zhvillua në vitin 1924.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..