Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është media, në të cilën bullgarët kanë besim më të madh, tregon raporti për vitin 2020 i Institutit për studimin e gazetarisë “Reuters” pranë një nga universitetet e Oksfordit.
Mediat publike në Bullgari BNR dhe BNT, Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar, janë më pak të njohura në krahasim me konkurrentët e tyre privatë, por bullgarët besojnë më shumë në to.
Studimi i Institutit “Reuters” tregon se besimi në lajmet është 33% dhe kjo tregon rënie me 7% në krahasim me vitin 2019. Në të njëjtën kohë më shumë bullgarë – 72% besojnë në informacionet e ofruara nga BNR-ja. Pastaj renditet televizioni publik (BNT) me 71%. Televizonet private Nova TV dhe BTV gëzojnë besimin përkatësisht të 69% dhe 68% të bullgarëve.
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “ Në..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit maqedonas Aleksandër Nikolloski për shkak të ofendimeve të tij ndaj..
Në lidhje me publikimet mediatike se një kompani e regjistruar në Bullgari i dorëzoi organizatës libaneze "Hezbollah" dërgesa me pajisje “Pager”, që u..
Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet..