Kryeministri Bojko Borisov i urdhëroi ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev të ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm për përfshirjen e Bullgarisë në nismën evropiane për sigurimin e vaksinës për Covid-19 me qasje të barabartë të popullsisë të të gjitha vendeve të BE-së. Borisov është kategorik se duhet të kërkohet zgjidhja më e mirë për shtetasit bullgarë të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga vaksina. Në fund të javës së kaluar gjatë një mbledhjeje video të ministrave evropianë të shëndetësisë ministër Ananiev shprehu gatishmërinë e vendit të përfshihet në përpjekjet e sigurimit të vaksinës për Covid-19, duke evidentuar se ka shumë detaje që duhet të shqyrtohen midis Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare.
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..