Partia Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë kërkon që të krijohet një Komision i përkohshëm pranë Parlamentit për shkak të marrëveshjes mes Bankës Bullgare për Zhvillim dhe Bankës së Parë të Investimeve. Vendimi u mor në mbledhjen në Këshillit Kombëtar të Socialistëve, e cila vazhdoi mbi 9 orë.
Grupi parlamentar i BSP-së do të parashtrojë mocionin e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së Bojko Borisovit për shkak të korrupsionit. Hiqet vendimi për grumbullim nënshkrimesh në mbarë vendin kundër qeverisë.
Këshilli Kombëtar votoi edhe data të reja për zhvillimin e kongresit të 50-të të BSP-së (26.09.) dhe për procedurën e zgjedhjes së liderit të partisë (12.09., balotazh eventual më 19.09.)
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..