Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kthye në fushën e tenisit me fitore. Ai mundi në startin e “Adria Tur” në Beograd të Serbisë kundër përfaqësuesit të mikpritësve Dushan Lajoviç me 4:3(2), 3:4(5), 4:1 për 82 minuta. Për bullgarin kjo ishte ndeshja e parë që nga 29 shkurti kur humbi nga Rafael Nadali në gjysmëfinalet e turneut Akapulko (Meksikë).
Për shkak të pandemisë globale të Covid-19 të gjitha garat zyrtare të tenisit që nga mesi i marsit deri në fund të korrikut janë shtyrë.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..