Që nga sot hapet një linjë e nxehtë për sinjale të qytetarëve që dyshojnë për ndeshje të rregulluara paraprakisht, si dhe për korrupsion në futboll. Sinjali mund t’i dërgohet drejtpërsëdrejti Presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të Bashkimit Bullgar të Futbollit nëpërmjet një forme të posaçme të mbrojtur në sajtin e Bashkimit. Kjo është iniciativa e radhës e Bashkimit Bullgar të Futbollit për luftimin e ndeshjeve të manipuluara dhe korrupsionit.
"Regata për jahte keel - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...