“Koronavirusi ka ulur infektivitetin e vet. Regjistrohen gjithnjë e më shumë raste pozitive të Covid-19 pa simptoma të rënda”. Këtë e tha në intervistë për BNR inspektori i përgjithshëm shtetëror i shëndetësisë prof. asoc. Angell Kunçev në lidhje me numrin më të madh të të konfirmuarve të rinj me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit – 104.
Ai shpjegoi se numri i të infektuarve të rinj do të jetë vendimtar për vendimet eventuale të ardhshme të lidhura me masa më të ashpra kufizuese dhe parandaluese. Sipas fjalëve të tij po bëhet çmos për të mos ndërmarrë masa të rënda kufizuese. Përpjekjet e autoriteteve përgjegjëse tani për tani janë përqendruar mbi 5-6 vatrat e reja aktive të sëmundjes.
Angell Kunçev tha se pavarësisht nga komentet e bëra dje, nuk do të ndërpritet lëvizja në fshatin Izgrev në rajonin e qytetit verior Shumen, ku ndodhet njëra prej këtyre vatrave të koronavirusit.
Me rëndësi më të madhe sipas tij është respektimi i rregullave elementare të distancës sociale dhe dezinfektimit.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..