Tregu bullgar gjithnjë e më shumë hapet për mundësitë e diagnostikimit, kontrollimit të gjendjes shëndetësore dhe mjekimit online. Për këtë arsye edhe sigurimi i kujdesit shëndetësor nga distanca i quajtur telemjekësi, bëhet një rrugë shpëtimi në ditët e pandemisë.
Teknologjitë në ndihmë të mjekësisë janë të nevojshme në kohën e krizave, kur distanca midis mjekut dhe pacientit nuk mund të kapërcehet. Mirëpo në sajë të teknologjive mund të kemi qasje me një numër të madh specialistësh kudo që të jenë në botë, duke na kursyer kohë dhe para.
“Aplikimi i telemjekësisë është në shumë nivele – thekson Krasimira Masllarova, drejtoreshë marketing në një firmë, e cila përpiqet të imponojë telemjekësinë në tregun bullgar. – Njerëzit mund të konsultohen me specialistë nga shtëpia, menjëherë kur kanë domosdoshmëri, ndërsa pacientët me sëmundje kronike të mos ndërprenë komunikimin me mjekun. Krahas kësaj mund të kontrollohen nivelet e sheqerit të gjakut, të korrigjohen medikamentet, të përmendet për domosdoshmërinë e analizave të reja laboratorike – pra të gjitha ato gjëra të cilat pa kontaktin e pandërprerë me mjekun ka të ngjarë të mos bëhen, gjë që mund të ketë pasoja negative. Telemjekësia është në dobi të njerëzve me lëvizshmërinë e vështirësuar. Krahas kësaj, kur ka epidemi, mbron nga infektimi, përderisa presim para kabinetit të mjekut.”
Një kompani bullgare krijoi të ashtuquajturin stacion për telemjekësi. Kjo përbën një sistem të pavarur celular të përshtatur për komunikim video në vendbanime të largëta edhe aty ku nuk ka lidhje teknologjike. Me të mund të shkohet te një pacient dhe të vendoset lidhje me ndonjë specialist, si dhe të shfrytëzohet për komunikim ndërspitalor të vetë mjekëve” shpjegon Krasimira Masllarova.
“Valixhja diagnostikuese MedcAse transportohet lehtë dhe përmban pajisjet kryesore për diagnostikim mjekësor – stetoskop, dopler, aparat për presionin e gjakut dhe për EKG – shton ajo. – Me këtë valixhe mjeku kudo që të jetë në kohë reale mund të vendosë lidhje video dhe të transferojë të dhënat të cilat ruhen automatikisht në dosjen personale të pacientit.”
Krahas kësaj u krijua dhe një platformë e specializuar e cila lejon konsultim online me specialist ose në një kabinet të urgjencës. Çdo njeri mund të hapë dosje personale mjekësore në një sajt hartuar posaçërisht /lzd.bg/ si një alternativë e dosjeve në sirtarin e shtëpisë.
“Respektojmë kërkesat e rregulloren evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale – është kategorike Krasimir Masllarova. – Një gjë specifike për ato dosje shëndetësore është se ato janë pronë dhe administrohen nga vet njeriu. Domethënë ai vendos se çfarë informacion të ruajë dhe me cilin mjek për të ndarë. Për shembull mund të regjistrojë vlerat e presionit të gjakut dhe të nivelit të sheqerit, çfarë medikamente shfrytëzon, çfarë kontrollime mjekësore dhe çfarë intervencione ka pasur.”
Sipas shpikësit e teknologjive të larta në sferën e telemjekësisë, ofertat në këtë fushë “ulin presionin e madh mbi sistemin shëndetësor, kufizojnë shpenzimet dhe korrupsionin”. Mirëpo përderisa zhvillimi teknologjik në vend është i mirë përsa i përket rregullimit shtetëror, asgjë nuk u bë dhe akoma nuk ka ligje për telemjekësinë.
“Ka kaq shumë për të bërë për përhapjen e mundësive të telemjekësisë në mes të njerëzve. Disa shtete evropiane tashmë disponojnë paketa të rregulluara shëndetësore të cilat iu bazohen telemjekësisë. Në fillim tek ne mund të merret vendim që kontrollimet dytësore të bëhen nga distanca. Kjo do të lehtësojë specialistët dhe pacientët dhe do të garantojë kontrollim të mjekimit”, mendon Krasimira Masllarova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Naicoms dhe arkiv personal
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..