Zëvendësministjra dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u bëri thirrje bullgarëve për të mos udhëtuar jashtë Evropës për shkak të koronavirusit.
“Për udhëtimet në botë ende nuk ka vendim mbarevropian. Epiqendra e koronavirusit u zhvendos nga Evropa drejt Amerikës së Veriut dhe të Jugut. Prandaj mendoj se është më mirë që bullgarët të bëjnë plane për pushime në Bullgari, ose në Evropë”, na këshilloi Zaharieva në një intervistë për gazetën “24 çasa”. Ajo rikujtoi se ende është në fuqi karantina për 8 vende nga BE-ja. Turqia fqinje tani për tani është jashtë listës për turizëm.Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..