Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 16 teste pozitive të koronavirusit nga të gjitha 427 PCR testet e zhvilluara. 10 prej tyre janë në Sofje, Bllagoevgrad, Pzarxhik dhe Sliven – nga dy. Këtë e tregon Sistemi Informativ Kombëtar. Kështu numri total i të regjistruarve me Covid-19 në Bullgari shkoi në 2727 veta. Prej tyre 1019 raste janë me simptoma të shfaqura. Janë shëruar 1548 persona. Në spitale gjenden 158 pacientë me koronavirus të ripohuar, 12 prej të cilëve janë në repartet intensive.
Sipas sistemit informativ kombëtar deri në momentin e tanishëm 294 veta prej të infektuarve janë nga personeli mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari nuk ka persona të vdekur nga infeksioni i koronaviruis, thuhet në informatën e Ministrisë së Shëndetësisë.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..