Sipërmarrëset në fushën e ekologjisë Bllazhka Dimitrova dhe Borjana Uzunova merituan Çmimin e Presidentit të organizatës ekologjike WWF, e cila u jepet ambientalistëve të rinj nga e gjithë bota. Dy bullgaret janë dekoruar për shkak të përpjekjeve të tyre në drejtim të ndryshimit të mënyrës së mendimit sa i përket natyrës.
Bllazhka Dimitrova popullarizon idenë për jetë pa mbetje, të cilën e përshkruan në një libër dhe hap restorantin e parë në Sofje me zero mbetje. Ajo merret me trajnime për institucione dhe njerëz të veçantë kushtuara realizimit në praktikë të idesë për jetë me zero mbetje dhe përdorit në mënyrë të përgjegjshme të resurseve natyrore.
Borjana Uzunova është themeluesja e një kompanie për teknologji hardueri dhe softueri. Me veprimtarinë e saj ndihmon prodhimin e veshjeve me porosi dhe gjen zgjidhje për industrinë e modës, të cilat janë miqësore me mjedisin. Qëllimi i saj është eliminimi i nevojës për prodhimin në masë të veshjeve, i cili stimulon përdorimin e paqëndrueshëm të resurseve dhe ujërave dhe shkakton ndotje të mjedisit.
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..