Qendrat shëndetësore në bregdet janë gati të pranojnë pacientë me Covid-19. Hotelet janë të detyruar t’u sigurojnë informacion turistëve për qendrat më të afërta shëndetësore dhe për shërbimet e ofruara prej tyre. Turistët nga BE-ja me Kartelë Shëndetësore Evropiane do të kenë më pak peripeci. Të huajit me qëndrim të shkurtër ose afatgjatë në Bullgari, ose ata që kalojnë transit, duhet të kenë sigurim i cili të mbulojë shpenzimet për mjekim dhe qëndrim në spital për kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në vend. Për ta janë në fuqi çmimet e caktuara në qendrat përkatëse shëndetësore.
Turizmi shëndetësor mund të zgjatë sezonin veror në Bullgari
Pas epidemisë më e prekur është dega turistike. Për të përballuar problemet financiare disa nga hotelet SPA dhe uelnes në Nesebër dhe Sllënçev Brjag po përgatiten të pranojnë turistë edhe pas përfundimit të stinës verore. Në Sllënçev Brjag planifikojnë edhe zhvillimin e turizmit sportiv.
Chatbot platforma "COME TO BULGARIA" do të ndihmojë turistët të gjejnë informacion
Chatbot platforma e re "COME TO BULGARIA" do të informojë turistët për mundësitë për pushime të sigurta në Bullgari në kushtet e Covid-19, do të sigurojë informacion për qytetet, fenomenet kulturore dhe historike. Krahas komunikimit me shkrim intelekti artificial do të pranojë edhe pyetje me zë në bullgarisht dhe anglisht. Kompania do t’u sigurojë këtë shërbim falas turistëve, firmave, institucioneve.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..