Maqedonia e Veriut ktheu karantinën dhe orën policore
Për shkak të situatës së keqësuar epidemike pas festave fetare, Maqedonia e Veriut ktheu kufizimet. Nga 4 deri më 8 qershor ndalohet lëvizja e njerëzve në të gjitha bashkitë e kryeqytetit Shkup, në qytetet Kumanovo, Lipkovo, Shtip, Tetovë, Bogovinje, Bërvenica, Tearce, Zhelino, Jegunovce. Në bashkitë e tjera kufizohet lëvizja e shtetasve nga 5 deri më 7 qershor nga ora 16.00 deri në orën 05.00. Në hyrjen në vend në pikat kufitare prezantohet PCR test me rezultate negative bërë jo më shumë se sa 72 orë më parë. Në kufi nënshkruhet deklaratë për vet izolim të detyrueshëm 14 ditor.
Qiproja përshpejtoi heqjen e kufizimeve kundër koronavirusit
Me 3 javë Nikozia përshpejtoi heqjen e shumicës së kufizimeve në vend për shkak të Covid-19. Arsye për këtë janë nivelet e ulëta të përhapjes së infeksionit pas lehtësimit të kufizimeve të daljes së shtetasve nga shtëpitë më 4 maj. Nga 9 qershori hapen qendrat tregtare, aeroportet, hotelet, restorantet, si dhe teatror dhe kinematë në të hapur. Lejohen veprimtaritë sportive pa publik, hapen kopshtet, sheshet sportive. Kufizimi për grumbullimin e më se 10 vetave në vendet publike do të mbetet të paktën deri më 24 qershor.
Më se 1 milion rumunë u kthyen në atdhe për shkak të pandemisë
Afro 1.3 milion rumunë u kthyen në vend gjatë dy muajve të fundit sepse humbën punën e tyre. Pas heqjes së masave kufizuese rumunët prapë filluan të kërkojnë punë jashtë shtetit, kryesisht në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Greqi, përderisa para kësaj preferuan Spanjën dhe Italinë.
Greqia shtyu hapjen e kufirit për 15 qershorin
Nga 15 qershori Greqia do të hapë kufijtë për kalim të lirë. Këtë e premtoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis para homologut të tij bullgar Bojko Borisov. Zëvendës ministri i investimeve dhe i zhvillimit Nikos Papatanasis premtoi që deri më 1 korrik me përjashtime të vogla të përfundojë restaurimi i ekonomisë greke. Nga 6 qershori hapen restorantet në të mbyllur në hotelet. Më 15 qershor hapen të gjitha objektet turistike duke përfshirë muzetë. Nga 1 korriku rikthehen të gjitha veprimtaritë me publikë.
Qeveria e re e Kosovës do të kërkojë njohjen e Serbisë
Parlamenti i Kosovës miratoi qeverinë e re të kryeministrit Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai premtoi të arrijë marrëveshje me Serbinë kështu që të hapet rruga për pranimin e Kosovës në OKB-në. Marrëveshja me Serbinë do të jetë mbi bazë të njohjes reciproke. Hoti dëshiron të heq të gjitha barrierat për mallrat nga Serbia, ashtu siç bënë thirrje ShBA-ja dhe BE-ja. Në qeverinë e re miratuar me 61 vota në parlamentin 120 vendas Goran Rakiç është zëvendës kryeministër dhe ministër i pushtetit lokal, Dalibor Jevtiç mbetet ministër për komunitete dhe kthim.
Po hiqen ndalesat në Turqi
Për arsye të kufizimit të epidemisë Turqia nisi një fazë të normalizimit të gjendje duke hapur restorantet, lokalet, plazhet, muzetë, parqet. Afro 2 milion veta përfituan nga heqja e ndalesave dhe nisën për në bregdetin e Mesdheut dhe Detit të Zi. Para hyrjes së pushimoreve ka reshta sepse në pikat e kalimit autoritetet shëndetësore matin temperaturën e udhëtarëve. Shkollat mbeten të mbyllur, ndërsa autoritetet lejuan që të rinj nën 18 vjeç të udhëtojnë me familjet. U lehtësua regjimi i lëvizjes së njerëzve në moshë mbi 65 vjeç.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..