Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizata sociale ndihmojnë “fëmijët e padukshëm”

Foto: BGNES

I kemi parë të kërkojnë lëmoshë, me gishtërinj të shkathët të tërheqin portofolin e ndonjërit në tramvajin e mbushur me njerëz, të bredhin me mbeturina në dorë me shpresën të marrin nga disa monedha nga lëndët e para dytësore. Dhe ne indinjohemi pa bërë pyetjen pse ata fëmijë bullgarë nuk janë veshur mirë, pse nuk ecën bashkë me nënat dorë më dorë, pse nuk janë si fëmijët tanë.

Fondacioni “Shëndet dhe Zhvillim Social” i vë vetës qëllimin t’u pengojë fëmijëve nga dy rajone të kryeqytetit të populluara me pakicë të mbeten në rrugë. Fondacioni bënë përpjekje për mbetjen e tyre në shkollë, të mos lënë pas dore shëndetin, të evitojnë izolimin social. Në tri qendra ditore punëtorë social, psikologë, pedagogë dhe njerëz nga pakicat punojnë me fëmijët dhe adoleshentët deri në 18 vjeç të cilët nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor dhe janë të identifikuar në rrezik të margjinalizimit.

Përveç të kujdesen për shëndetin – njerëzit nga fondacioni regjistrojnë bebet në kuzhinën e foshnjave, gjejnë mjekë personal për fëmijët, dhe vënë theksin mbi arsimin dhe rikthimin e fëmijëve në shkollë. Më të vegjlit frekuentojnë kopshtet e fëmijëve pranë fondacionit ndërsa më të mëdhenjtë avancojnë me materialin mësimor me ndihmën e specialistëve. Puna me prindërit stimulon sigurimin e mjedisit mbështetës familjar.

Gjatë muajve të izolimit social për shkak të epidemisë së koronavirusit nëpunësit e organizatës nuk hoqën dorë nga kujdesi për bashkësinë, duke u siguruar pako me ushqime për të parandaluar urinë.

“Në lagjet “Fakulteta” dhe “Filipovci” nuk ka fëmijë të cilët të flenë në rrugë – është kategorike Zornica Stoiçkova, metodiste në fondacion. – Doemos ka prindër të cilët punojnë jashtë shtetit dhe prandaj për fëmijët kujdesen gjyshi dhe gjyshja. Mirëpo, kishte raste kur asnjeri nuk kujdesej për fëmijët dhe atëherë masa të ndryshme ndërmerr Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve. Në se prindërit punojnë ditën dhe nuk ka kush të kujdeset për fëmijët, ata frekuentojnë qendrën tonë dhe kalojnë kohën aty. Për fat të keq ngandonjëherë ndodh që fëmijët të nxirren nga familja, por jo për shkak të dhunës, por sepse janë të braktisur.”

Kur fëmijët për shkaqe të ndryshme ishin të detyruar të jetojnë në rrugë, ose ishin t’i nënshtruar dhunës psikike ose fizike për të përballuar problemet kanë nevojë për ndihmë të specializuar. Një mision të tillë realizon Qendra Ditore për Punë me Fëmijët në rrugë në Kostinbrod. Në të punojnë me të ashtuquajturat fëmijë me probleme të cilët për shkak të keqkuptimit në familje, agresionit ose mungesës së kujdesit prindëror bëjnë krime, ose pasi traumatizohen nuk arrijnë të përshtaten në shoqëri.

Kemi fëmijë të cilët kanë sjellje jo aq të mirë, por në sajë të punës me ta hoqën dorë prej praktikave të këqija – tregon Svetosllava Ivanova, drejtoreshë  e qendrës. – Për shembull fëmijë të buzëqeshur 7-vjeçar, por me dëshirë të vjedhin gjëra të njerëzve të tjerë; kemi edhe raste më serioze me rezultate pozitive. Në fillim ata fëmijë vijnë të paqëndrueshëm, të paqetë, por pak pas kohe fillojnë të besojnë në vetveten dhe në mundësitë e veta. Ngandonjëherë pas kohe vijnë dhe na thonë se mësojnë në shkolla të larta ose punojnë jashtë shtetit. Arritja e një rezultati të tillë për ne është çmimi më i madh.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv BTA, BGNES dhe BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD