Bullgaria është një nga tri vendet në BE të cilat nuk kanë ligj me kritere për aktualizimin e pagës minimale të punës. dy shtetet e tjera janë Rumania dhe Estonia. Kjo bëhet e qartë nga dokumenti i Komisionit Evropian me të cilin shpallet fillimi i etapës së dytë të konsultimeve me sindikatat evropiane dhe organizatat e punëdhënësve. Konsultimet janë për mënyrat në të cilat do të garantohen rroga të drejta minimale të të gjithë punëtorëve në BE. Etapa e parë ishte në janar dhe shkurt dhe atëherë komisioni mori përgjigjet e 23 partnerëve socialë evropianë. Mbi bazë të tyre u konklodua se janë të domosdoshme veprime suplementare në nivel të BE-së.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..