Turizmi alternativ përbën një tërësi të praktikave të qëndrueshme të orientuara si te kënaqja e interesave dhe e nevojave individuale të turistëve, ashtu edhe te ruajtja e natyrës dhe kulturës vendore. Theksi vihet mbi kontaktin me mjedisin e ruajtur natyror, atmosferën dhe kuzhinën autentike, traditat shekullore.
“Në situatën e pandemisë ky lloj turizmi është i përshtatshëm, sepse supozon grupe të vogla pa grumbullimin e shumë njerëzve në një vend dhe transport individual në shumicën e rasteve. Operatorët e turizmit alternativ shfaqin zhdërvjelltësi dhe në kushtet e tanishme mund të vazhdojnë të ofrojnë turne kulturore, turizmin fshatar dhe eko, shëtitje me ski ose me kuaj. Mund të organizohen turne gastronomike, të shijimit të verërave, pelegrinazh e shumë të tjera, si dhe udhëtime në lidhje me ndonjë festival”, tha për Radio Bullgarinë Ekaterina Terzieva, nismëtare e platformës së turizmit të ngadaltë.
Përveç në orientimin e turistëve, ndryshime janë të domosdoshme si në transport ashtu edhe në organizimin e tërësishëm të mikpritjes. Do t'i kushtohet vëmendje më të madhe higjienës, ndërsa produktet do të jenë në përputhje me kërkesat e reja për distancë fizike.
Transporti hekurudhor gjithashtu është një formë interesante të turizmit alternativ. Bullgaria është një destinacion atraktiv për udhëtime të tilla për austriakë, anglezë, gjermanë, serbë, thekson Ekaterina Terzieva:
“Ky transport mund të bëhet më atraktiv në sajë të trenit me binarë të ngushtaSeptemvri-Dobrinishte e cila lidh Rrafshinën e Trakisë me malet Rilla, Pirin , Rodopa. Kjo hekurudhë me binarë të ngushta te stacioni Avramovo ngjitet në nivelin më të lartë në Ballkan 1267 metra mbi nivelin e detit. Në shkurt të vitit 2020 treni me binarë të ngushta në Bullgari hyri në klasifikimin e gazetës “Gardiën” të 10 udhëtimeve më piktoreske me tren në Evropë.
Lëvizja ndërkombëtare Slow Food – Ushqim i ngadaltë u formua në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Paralelisht lindi edhe ideja, se një nga mënyrat për luftimin e jetës dinamike dhe tensionuar është nëpërmjet ushqimit. Slow udhëtimet gjithashtu janë një mundësi që njeriu të harrojë ditët plotë tension në qytetet e mëdha.
“Udhëtimet gastronomike janë një mundësi të ndihmohen prodhuesit bullgarë në situatën e rëndë ekonomike duke shkurtuar vargun midis tyre dhe konsumatorëve. Bashkësitë vendore, kultura e tyre mund të prezantohen edhe nëpërmjet ushqimit dhe njerëzve të cilët i prodhojnë. Ushqimi i mirë është me cilësi, i shijshëm dhe i shëndetshëm. I pastër do të thotë të jetë prodhuar në mënyrë e cila nuk i dëmton ambientit rrethues, për më tepër të ofrohet në çmime të përballueshme për konsumatorët dhe të drejta për prodhuesit.”
Ekaterina Terzieva mendon, se një tendencë gjatë muajve të ardhshme do të jetë forcimi i turizmit në nivel lokal.
“Tani është momenti të kërkojmë mundësitë për turizëm që ofrohen në vendin tonë, sepse Bullgaria është një vend i pasur. Duke filluar me burimet minerale pasurinë e bimëve kuruese të cilat na radhitin në vendin e dytë pas Himalajeve, kemi det dhe male të mrekullueshme – si male të tipit alpin të përshtatshme për sporte ekstreme, ashtu edhe të tilla me bjeshkë të buta si Rodopet dhe Stranxha të cilët ofrojnë pasuri të lidhura me shenjtëroret e lashta të trakëve. Mund të bëhet ashtu që pandemia t’u tregojë si turistëve bullgarë, ashtu edhe atyre të huaj, sa mundësi të pasura ka për turizëm dhe çlodhje.”
Sipas një anketimi interes ndaj turizmit të këtij lloje shfaqin një rreth të gjerë njerëzish. Ekaterina Terzieva mendon se ata janë njerëz të arsimuar që shfaqin interes ndaj gjërave interesante dhe kureshtare.
Përgatiti në shqip Svetllana Dimitrova
Fotografitë u siguruan nga Ekaterina Terzieva, arkiv personal, slowtours.bg
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top..