22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e reja 6 janë në Sofje, 9 – në Sliven, 4 – në Jamboll, në Vidin, Pazarxhik dhe Pernik – nga një.
Ndër të porsainfektuar ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në një repart në spitalin në qytetin Sliven. Reparti tashmë është mbyllur.
Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre është mjek nga Vidini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.
Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha para gazetarëve në Burgas presidenti Rumen Radev. Kreu i shtetit tregoi se përshkallëzimi i..
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira..
Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup..
Me titullin: "Të jetosh ëndrrën tënde të një pensionisti bullgar", gazeta britanike "Daily Mail Online" publikoi një letër të gjerë të Simon Hill,..