Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 6 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Tre prej këtyre personave janë hospitalizuar. Ndër të porsainfektuarit nuk ka persona deri në moshën 18 vjeçe. Nuk ka edhe mjekë të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka njerëz të vdekur me Covid-19.

Numri total i rasteve të ripohuara të koronavirusit në Bullgari është 2519.

Më 1 qershor 50 000 nxënës në klasën e fundit japin provimet e tyre shtetërore. Kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar doc. Angell Kunçev u uroi atyre suksese, duke i siguruar, si fëmijët, ashtu dhe prindërit e tyre, se shkollat bullgare janë ndër vendet më të sigurta, pas dezinfektimit të bërë dhe masave të ndërmarra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD