Piktori dhe skulptori Kristo, i cili ndërroi jetën posedonte “çmendurinë e shkëlqimit dhe gjeniun e madhështisë”, kurse veprat e tij “ndërronin pamjet e godinave dhe peizazheve kudo në botë në ngjarje poetike”, tha Presidenti i Francës Emmanuel Macron, bëri të ditur AFPA, të cituar nga BTA.
Në moshën 84 vjeç vdiq në Nju Jork piktori dhe skulptori me famë botërore dhe prejardhje bullgare Hristo Javashev-Kristo. Ai ka lindur më 13 qershor 1935 në Gabrovo /Bullgari Qendrore/. Ka emigruar nga Bullgaria në vitin 1957. Në Paris takohet me të shoqen Jeanne-Claude, me të cilën krijojnë instalime origjinale artistike hapësinore. Ata dalin jashtë kufijve tradicionalë të pikturimit, skulpturës dhe arkitekturës. Ndër veprat e tyre më të njohura janë “Çadrat” në Japoni dhe Kaliforni, Rajhstagu i paketuar në Berlin, “Dyert” në Central Park në Nju Jork, paketimi i urës më të vjetër në Paris. Veprat e fundit të Kristos ishin “Digat Lundruese” në liqenin Izeo në Itali dhe Mastaba në Londër.
Në përputhje me dëshirën e Kristos gjatë vjeshtës së vitit 2021 puna e tyre do të vazhdohet me paketimin e Harkut të Triumfit në Paris.
Përveç kësaj gjatë vitit 2020 nga 1 korriku deri më 19 tetor, në Qendrën “Pompidou” do të zhvillohet një ekspozitë e madhe për jetën dhe punën e Kristo dhe Jeanne-Claude në Paris.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...