Ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, dhe të Serbisë, Ivica Daçiç, zhvilluan bisedë telefonike.
Dy ministrat, të cilët janë dhe zv.kryeministra, konstatuan se falë masave parandaluese të ndërmarra në kohën e duhur situata epidemiologjike e shkaktuar nga koronavirusi është përmirësuar në masë të konsiderueshme. Prandaj ka filluar normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe vazhdimi i bashkëpunimit të zakonshëm. Ministrat kanë deklaruar se gjatë kohës së epidemisë së Covid-19 komunikimi institucional nuk është ndërprerë dhe në sajë të kësaj më 19 maj u bë fakt marrëveshja për normalizimin e regjimit për hyrje në pikat e kalimit kufitar.
Për të vazhduar bisedimet me po të njëjtën dinamikë, Daçiç ka ftuar ministren Zaharieva për vizitë në Serbi.
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..