Shtabi Operativ Kombëtar për Kundërvënien e Koronavirusit propozoi që nga 1 qershori të hiqet karantina 14-ditore për njerëzit, të cilët mbërrijnë në Bullgari nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendimi është marrë pas analizës së të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve, bëri të ditur dr. Angell Kunçev.
Karantina do të mbetet vetëm për ata që vijnë nga 8 vendet evropiane, ku gjatë 2 javëve të fundit është regjistruar intensitet më të lartë të të infektuarve. Këto janë Belgjika, Italia, Malta, Spanja, Portugalia, Suedia, Irlanda dhe Britania e Madhe. Kunçevi për herë të radhës nënvizoi se Shtabi Kombëtar insiston për mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura, ku mblidhen shumë njerëz.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..