Gjykata e Lartë në Beograd shtyri çështjen, në të cilën dуhet të dëgjohet bankieri bullgar, kundër të cilit prokuroria bullgare zhvillon hetime. Autoritetet bullgare tashmë 6 vjet me radhë kërkojnë ekstradimin e Vasilevit në Bullgari, sepse këtu është akuzuar në lidhje me falimentimin e Bankës Korporative Tregtare.
Seanca duhej të shqyrtonte informacionin suplementar të marrë nga organet bullgare të hetimit në lidhje me ekstradimin e bankierit. Çështja ishte shtyrë për shkak të mbrojtësit të Vasilevit , i cili nuk u paraqit në Gjykatë. Seanca tjetër është planifikuar më 18 qershor. Ambasada bullgare në Beograd refuzoi të komentojë shtyrjen e procesit, informoi BGNES.
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..