Zëvendësministri i Ekologjisë Krasimir Zhivkov dhe akoma 5 veta janë arrestuar për pjesëmarrje në një grup kriminal, bëri të ditur zëdhënësja e Kryeprokurorit Sijka Mileva. Në një operacion të madh në tërë vendin janë kontrolluar mbi 40 objekte në Sofje, Botevgrad, Pravec, Pleven, Plovdiv, Montana, Smoljan, Ruse dhe në disa fshatra afër Kjustendilit.
Në Ruse janë kontrolluar zyrat dhe një banesë e vëllezërve Pllamen dhe Atanas Bobokovi, pronarë të firmës “Prista Oil”. Afaristët kanë një sheshe për grumbullim mbeturinash.
Janë mbledhur shumë prova me shkrim se Zhivkov ka kontribuuar për importin e mbeturinave të paligjshme, kryesisht nga Italia, tha Mileva.Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..