Covid-19 largohet nga Ballkani
Në Ballkan po vëzhgohet tendenca e uljes së intensitetit të epidemisë së Covid-19. Më 28 maj në Serbi rastet e regjistruara të koronavirusit për 24 orët e fundit janë 48 me tendencë pozitive, në Greqi ka vetëm 11 të infektuar të rinj, në Bosnjë e Hercegovinë – 19, në Maqedoninë e Veriut – 25, në Shqipëri – 21, kurse në Kroaci nuk janë konfirmuar raste të reja.
Maqedonia e Veriut kthehet tek jeta normale
Në Maqedoninë e Veriut gradualisht po hiqen kufizimet për lëvizje, të cilat janë në fuqi që nga 22 marsi për shkak të pandemisë së Covid-19. Më 28 maj hiqet ora policore dhe restorantet në ambiente të hapura mund të kthehen tek puna, duke respektuar masat kundër epidemisë. Restorantet dhe lokalet në ambiente të mbyllura do të fillojnë punë më vonë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se po koordinohet hapja e kufijve me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë. Pritet se javën e ardhshme do të lejohen udhëtimet me qëllim pune deri në shtetet fqinje, kurse pas 15 qershorit mund të hapen plotësisht kufijtë.
Qiproja premtoi se do të marrë përsipër shpenzimet për turistët e infektuar
Qiproja premtoi se do të mbulojë shpenzimet e turistëve, të cilët pas testimit në territorin e saj do të rezultojnë të infektuar me Covid-19, bëri të ditur agjencia BGNES. Qeveria e Qipros do të marrë përsipër shpenzimet e turistëve dhe familjeve të tyre gjatë kohës së mjekimit. Pacientët duhet vetëm të paguajnë fluturimin deri në vendin e tyre dhe taksinë deri në aeroport. Një spital me kapacitet 100 shtretër do të jetë në dispozicion për turistët e huaj, të cilët japin kampionë pozitivë me koronavirus. Është siguruar dhe “hotel për karantinë” me 500 dhoma për njerëzit, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit. Turizmi përbën 13% prej ekonomisë së Qipros. Sivjet shteti pret 70% humbje apo të ardhura 2,6 miliardë euro nga turizmi.
Greqia forcon patrullat e saj në kufirin me Turqinë
Greqia do të dërgojë si masë parandaluese 400 policë në kufirin e saj tokësor me Turqinë, që të evidentojë fluksin eventual të migrantëve. Policët do të dislokohen në rrjedhën e lumit Ervos (Marica) në kufirin tokësor me Turqinë. Në një intervistë televizive Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos përmendi mundësinë për një presion të ri migrantësh në kufirin tokësor me Turqinë pas dobësimit të pandemisë, duke pasur parasysh fluksin e migrantëve në këtë rajon në fund të shkurtit. Atëherë mijëra kandidatë për strehim menjëherë do të mblidhen në pikëkalimin grek Kastanies – Pazarkule, i cili që nga atëherë është i mbyllur. Athina u detyrua të kërkojë ndihmë evropiane për ta përballuar krizën.
Heqja e taksave doganore stimulon importin nga Serbia në Kosovë
Mallrat serbe u rikthyen në tregun e Kosovës, pasi më 1 prill qeveria e Kosovës anuloi taksat doganore prej 100%, duke i zëvendësuar me masa të tjera reciproke. Sipas të dhënave statistikore zyrtare të Kosovës gjatë prillit në Kosovë janë importuar mallra serbe me vlerë mbi 15 mln euro, derisa gjatë muajit të njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin në fuqi taksat doganore, importi ka qenë637mijë euro. Kosova i imponoi taksat ndëshkuese doganore gjatë muajit nëntor të 2018-ës për shkak të provave të Serbisë për të bllokuar aderimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ky ishte shkas që Serbia të tërhiqet nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili zhvillohen me ndërmjetësinë e BE-së.
Afër Stambollit u hap një kompleks memorial “Ishulli i Demokracisë dhe Lirisë”
Në një ceremoni zyrtare pas një izolimi afro 3 mujor për shkak të Covid-19 Presidenti turkRecep Erdoğanhapi kompleksin memorial “Ishulli i demokracisë dhe lirisë”. Kompleksi ndodhet në ishullin Jasëada në Detin e Marmarasë, jo larg Ishujve të Princit afër Stambollit. Jasëada është një objekt i rëndësishëm në historinë e re të Turqisë. Gjatë komplotit ushtarak më 27 maj 1960 ishulli u shpall zonë ushtarake. Gjatë vitit 2012 qeveria e Erdoganit bëri të ditur se qytetarët kanë akses të plotë në ishull, ndërsa një vit më vonë ai mori emrin “Ishulli i Demokracisë dhe Lirisë” dhe u shpall park memorial.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027,..