Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besime popullore, tradita dhe zakone në Ditën e Spasit

Shiu i Spasit është i shtrenjtë – pika kushton sa një monedhë ari. Populli beson se të bjerë shi në Ditën e Spasit, viti do të do të jetë i begatshë.
Foto: pixabay

Spasovden /Dita e Spasit/ është emri popullor i festës Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej, të cilën kisha ortodokse e feston në ditën e 40 pas Pashkës. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden. Etimologjia e fjalës vjen nga “spasenie”, shqip shpëtim, ose Dita e Shpëtimit.

Në traditën tonë folklorike festa është e lidhur para së gjithësh me besimin se ditën e enjte përpara Pashkës shpirtrat e të vdekurve zbresin në tokë, kurse në Ditën e Spasit kthehen.

Tubimi në Ditën e Spasit në krahinën tek manastiri “Shën Spas” afet Radomirit. Viti 1936

Në këtë ditë dikur kanë kryer veprime të ndryshme rituale, të lidhura me sigurimin e shëndetit, begatisë, mbrojtjen e rendimentit nga thatësira dhe breshëri, si dhe tradita dhe zakone të cilat janë të lidhura me martesën.

Në këtë ditë vijnë sirenat - qenie mitologjike, të cilat mund t’i sjellin dëme njeriut, por në të njëjtën kohë mund ta shërojnë  prej sëmundjeve të pashërueshme. Ato fillojnë të përgatiten për të Dielën e Sirenave, kur do ta “mbjellin” vesën e tyre mbi fusha. E bëjnë këtë dhe në Ditën e Spasit - të veshura dhe të zbukuruara me rosen, /roksosan, ose selim/ - lulja e dashur të cilën e mbledhin gjatë natës magjike përpara festës. Sipas besimit, sirenat mbledhin vetëm majat e barit me veti shëruese.

Dhe sot e kësaj dite në disa vende, përpara lindjes së diellit, njerëzit rrotullohen në vesën e mëngjesit “për shëndet”.

Gjatë gjithë kësaj jave, të quajtur Rusallska, ecin dhe Rusaliite - çeta prej meshkujve, gjithmonë me një numër tek të pjesëmarrësve. Prijësi i tyre quhet vatafin ose juzbashija. Kapelat /qylafët/ e tyre janë zbukuruar me bimë nga më të ndryshmet. Ata mbajnë në duar një shkop i cili zakonisht është prej lajthie, panje, dru qeni - pemë shëruese me një forcë magjike. Tufat e meshkujve shëtisin gjatë gjithë javës dhe shërojnë sëmundjen  “rusallska” ose “samodivska” /të shkaktuar nga ndikimet e këqija të sirenave dhe të shtojzovalleve/. E bëjnë përmes një vallëzimi të posaçëm rreth të sëmurit. Të renditur përreth të sëmurit, rusalijët luajnë nën shoqërimin e muzikës duke e rritur pak nga pak shpejtësinë, derisa të arrijnë në një gjendje të ekzaltuar. Kur ekzaltimi është në kulmin e vet, vatafi thyen një poçe të mbushur me një lëng shërues, kurse i sëmuri ngrihet dhe nis të vrapojë. Vendin e tij  e zë ndonjë nga rusalijët dhe kështu sëmundja është e dëbuar. Pas kryerjes së ritualeve me qëllim shërimi, djemtë shkojnë në kishë, që të mund të spastrohen dhe atëherë kthehen drejt mënyrës së vet të zakonshme të jetës. Konsiderohet se lojërat e quajtura rusallski janë një trashëgimi nga lashtësia e thellë.

Në Spasovden /Dita e Spasit/ festojnë që të gjithë të cilët mbajnë emrat Spas, Spaska, Spasimira, Sotir e të tjerë.

Hollësira të tjera lidhur me traditat në ditën Spasovden dhe këngët të cilat i këndon populli mund të mësoni KËTU.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Arkivi shtetëror – Pernik, BNR - arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD