Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshim i treguesve të papunësisë

Foto: arkiv

Për herë të parë që nga fillimi i krizës së Covid-19 të punësuarit janë më shumë nga të regjistruarit në zyrat e punësimit.

Në javën nga 18 deri në 24 maj 8028 veta kanë gjetur punë, derisa të papunët e porsaregjistruar janë 7225, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave.

Më kritike ka qenë java nga 6 deri në 12 prill, kur të papunët kanë qenë 31499, derisa të punësuarit - 10 herë më pak, ose vetëm 2985 veta. Që nga 13 marsi deri tani 39 076 njerëz kanë gjetur punë, ndërsa kulmi i të punësuarve të rinj është më 22 maj – 1600 punonjës të emëruar.

Sipas statistikës megjithëse gjatë prillin nuk punonin hotelet dhe restorantet, në zyrat e punësimit kanë kërkuar banakierë, kamerierë në restorante, kuzhinierë dhe kamerierë dhome.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD