17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat pas testimit të 1557 vetave.
Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tani është 2460, tha doc. Dimo Dimov, sekretar i Shtabit Operativ Kombëtar. Janë hospitalizuar 217 pacientë, 22 prej të cilëve janë në reparte intensive. Nuk ka persona të infektuar nën moshën 18 vjeçe. Ndër rastet e reja ka një punonjës mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë. Bashkë me ta numri i të shëruarve që nga fillimi i krizës shkoi në 912.
Tri gra të moshës mbi 70 vjeçe me sëmundje shoqëruese dhe koronavirus të diagnostikuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..