Me fuqinë e kulturës bullgare do ta përballojmë edhe krizën e tanishme. Institucionet kanë detyrime ndaj kulturës bullgare. Ne si qytetarë jemi të detyruar ta ndihmojmë që të mbijetojë.” Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo i falënderoi mësuesit, nxënësit dhe prindërit, të cilët së bashku arritën të përballen me problemin e arsimit në kushtet e pandemisë.
Jotova i falënderoi fëmijët e bashkësive bullgare në mbarë botën, të cilët u përfshinë në forumin virtual “Të gjithë popujt pa libra janë lakuriqë!”, organizuar nga Nënpresidentja. Nëpërmjet iniciativës fëmijët respektuan veprën e krijuesve me interpretime të një vjershe, ose një kënge të një autori bullgar, kushtuar misionit të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi.Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore...