Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti bullgarët në faqen e vet në Facebook me rastin e Ditës së Kulturës dhe të Shkrimit Sllav. Më 24 maj nderojmë festën e lartësimit shpirtëror, të synimit për përsosmëri nëpërmjet arritjeve të shkencës dhe kulturës, shkroi Radev. Sot nuk do të ketë paradë, por çdonjëri prej nesh do të vlerësojë në zemrën e vet rëndësinë e 24 majit. Fjalët janë shtëpia, në të cilën jetojmë. Le të mos lejojmë që atje të vendoset myku i paditurisë, vetëkënaqësia dhe analfabetizmi, bëri thirrje Presidenti.
Me rastin e festës Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova vendosën lule para Monumentit të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi para Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodi”.
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Punonjësit e transportit publik në Sofje do të protestojnë të hënën, më 14 prill, duke kërkuar rritjen e pagave. Vendimi për të protestuar është marrë pas takimeve ndërmjet industrisë dhe bashkisë së Sofjes. Punëtorët e transportit nuk janë dakord me..
Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..