Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zanatet bullgare në mjedis të hapur në fshatin Oreshak

Foto: fairoreshakbg.com

Fshati Oreshak është i njohur si një nga qendrat e arteve të zejtarisë në Bullgarinë Veriore. Në të shtunën nga ora 11 deri në orën 14 do të jetë e hapur ankand-ekspozita “Mjeshtërit e Trojanit”. Eventi do të zhvillohet në parkun e Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Zanateve në fshat. Mjeshtërinë e vet do ta prezantojnë zanatçinj që prodhojnë qeramikë dhe produkte të gdhendura prej druri.

Vitet e fundit Oreshak bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turizëm ekologjik dhe fshatar. Ndër kuriozitetet e tij është Manastiri i qytetit Trojan, i cili është themeluar rreth vitit 1600 dhe është i treti më i madh  në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papa Françesku

Papa Françesku asistoi në shërbimet e Pashkëve me një omofor nga Bullgaria

Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..

botuar më 25-04-21 4.14.MD
Iniciativa “Mbështet një Ëndërr” , 30 maj 2022

"Mbështet një Ëndërr" bashkon të rinj në disavantazh social për një ballo diplomimi

Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..

botuar më 25-04-21 3.42.MD

Mbështetje për njerëzit në lagjen “Zaharna Fabrika”, të mbetur pa strehë

Qytetarët solidarë do të mbështesin sonte familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë më 15 prill të këtij viti pasi shtëpitë e tyre u shembën.  Atëherë administrata komunale siguroi se po u ofron ndihmë të..

botuar më 25-04-21 1.01.MD