Kriza e lidhur me Covid-19 ndikoi mbi çdo një aspekt prej jetës në mbarë botën. Sipas të dhënave të një studimi ndërkombëtar (të Zaplatomer.bg dhe Paylab.com) në 15 shtete 55% e punonjësve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar.
59% e bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se puna e tyre është e kërcënuar shumë ose pjesërisht. 18% prej tyre u është pakësuar paga, 13% janë pushuar nga puna, ndërsa 11% të tjerë janë me leje pa pagesë. 41% punojnë në distancë, 14% janë me orar të kufizuar të punës, ndërsa 22% janë me leje. 4% kanë shënuar se nuk kanë pasur punë edhe para aplikimit të masave të izolimit, ndërsa 17% nuk janë ndikuar nga kriza. 35% janë duke menduar mbi mundësinë për fillimin e një pune te re, ndërsa 27% nuk kanë plane për ta ndërruar punën.
Mesatarisht 24% e të anketuarve në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut ndiejnë se ka kërcënim të madh për vendet e tyre të punës, derisa në Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki ata që ndiejnë pasiguri në vendin e punës janë 15%.Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Georgiev dhe Rubio diskutuan për partneritetin..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BTA. Pas kësaj, Rumen..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..