1231 të huaj nga vendet jashtë BE-së kanë gjetur punë në Bullgari që nga fillimi i krizës me Covid-19, tha në Kuvendin Popullor Ministrja e punës dhe politikës sociale Denica Saçeva. Nga 13 mars deri më 15 maj aplikimet për punë të qytetarëve nga vendet e treta janë 1455. Të miratuarit janë 1231. 332 prej tyre janë punëtorë sezonalë.
Tani për tani nuk ka sinjale nga ana e punëdhënësve për probleme të lidhura me aksesin në tregun e punës të qytetarëve nga vendet e treta.
Me 6 muaj janë shtyrë të gjitha afatet e lejeve për punë dhe qëndrim të të huajve, të cilat janë skaduar gjatë kohës së krizës. Gjatë kësaj periudhe në Bullgari nuk është ndaluar dhe hyrja e punëtorëve sezonalë në bujqësi, e punëtorëve nga rajonet kufitare dhe e atyre që punojnë në turizëm dhe në objektet strategjike, nënvizoi Saçeva.
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..