Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti bisedoi me Kryemyftiun

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev priti Kryemyftiun dr. Mustafa Haxhi. Takimi është pjesë e dialogut me fetë tradicionale dhe shenjë respekti ndaj myslimanëve bullgarë, të cilët do të shënojnë festën e Ramazan Bajramit.

Kryemyftiu tha se kriza është një shkas i mirë që shoqëria të fillojë të mendojë nëse duhet të bëjë tregti me gjithçka në botën e sotme – me politikën, me fenë dhe me mjekësinë.

Të dy ranë dakord se pagimi i pagave të klerikëve myslimane nga shteti bullgar është një hap vendimtar për përfshirjen e tyre të qëndrueshme në shoqëri.

U shqyrtua edhe perspektiva për arsimin e klerikëve myslimanë në vend në kuadrin e programeve shtetërore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e qeverisë në Shkup

Bullgarët maqedonas kërkuan mbështetje nga Bullgaria

Bullgarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për mbështetjen e Bullgarisë, thanë përfaqësues të komunitetit bullgar nga Prilepi, Struga, Manastiri dhe Kavadarci. Ata u dëgjuan në Komisionin parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit,..

botuar më 24-09-19 9.30.PD

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD