Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. Rritja është 1.1%.
Në fund të javës janë testuar më pak njerëz – 362, tha prof. Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar. Me rastet e reja numri total i të infektuarve shkoi në 2235. 1513 prej tyre janë me simptoma të shfaqura. 6% e të infektuarve janë të moshës deri në 18 vjeç, ose 133 raste. Punonjësit mjekësorë janë 242, ose 11%. Gjatë 24 orëve të fundit ka dy raste të reja. Numri i të shëruarve është 612. Gjatë 24 orëve të fundit ka 14 të shëruar. Të vdekurit janë 110, 2 prej tyre janë nga 24 orët e fundit dhe kanë pasur sëmundje shoqëruese.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..