Pas vëzhgimit të situatës në Kinë përgatitja për pandeminë në Bullgari ka filluar akoma gjatë janarit. Këtë e tha në një brifing për të arriturën në luftimin e përhapjes së Covid-19 në vend prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar. Masat kundër epidemisë në Bullgari ishin ndërmarrë më herët në krahasim me shumë vende të tjera me qëllim që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.
“Shifrat flasin vetë. Tek ne të sëmurët dhe të vdekurit janë më pak” – tha ai, duke nënvizuar se masat ishin të moderuara, pa orë policore, pa ndalim për dalje jashtë shtëpisë dhe pa deklarata për dalje deri në dyqan. Sipas Kantarxhievit testimet e bëra deri tani janë të mjaftueshme për një shtet me resurs si ai, me të cilin disponon Bullgaria.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..