Një prej infermiereve bullgare nga SIDA-procesi në Libi – Nasja Nenova, dënoi torturuesit e saj edhe në instancë të dytë. Gjykata e Apelit e Sofjes ripohoi se nëpunësit e Departamentit të Hetimeve të Libisë duhet t’i paguajnë dëmshpërblim prej 250 000 eurosh. Përveç kësaj duhet t’i paguajnë mbi 13 000 euro të tjera për periudhën 8 vjeçare, kur ajo nuk ka pasur mundësinë për të punuar si infermiere, sepse ka qenë në burg që nga viti 1999 deri më 2007.
Avokatët e libianëve apeluan dënimin e instancës së parë me motivin se në Libi oficerët janë shfajësuar.
Si rezultat i pohimeve të marra me dhunë disa punonjës mjekësorë bullgarë ishin dënuar me vdekje për shkak të akuzës se kanë infektuar qëllimisht me SIDA qindra fëmijë libianë. Më vonë dënimi u zëvendësua me burgim të përjetshëm.Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Dashamirët e luleve sot, 10 janar, dhe nesër mund të bëjnë një shëtitje emocionuese në serrën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje. Vizitorët do të shijojnë ngjyrat e bukura të luleve më të ndryshme. Nga institucioni..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..