Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon skandali i lidhur me bosin e lojërave të fatit Vasill Bozhkov

| rinovuar më 20-05-15 1.40.MD
Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Nga Dubai, ku po i fshihet drejtësisë bullgare, shefi i lojërave të fatit Vasill Bozhkov publikoi në Facebook mesazhe SMS, për të cilat pohon se janë shkëmbyer mes tij dhe ministrit të financave Vlladisllav Goranov.

Sipas kësaj korrespondence Goranov i ka dhënë “udhëzime të vlefshme” ish-shefes së Komisionit për Lojërat e Fatit, Maria Filipova, në favor të Bozhkovit. Më mesazhin e dytë Bozhkovi ankohet për këtë se Komisioni për Lojërat e Fatit pengon veprimtarinë e njërës prej kompanive të tij dhe përgjigja është se problemi do të zgjidhet.

Kujtojmë se kundër Vasill Bozhkovit janë ngritur 11 akuza nga Prokuroria, duke përshirë këtu akuza për shantazh dhe vrasje. Ai është sponsori kryesor i klubit të futbollit, “Levski”. Pas ngritjes së akuzave dhe fshehjes së Bozhkovit në Dubai e ardhmja e skuadrës nuk është e qartë.

Më 13 maj Vasill Bozhkov  shpalli se do të transferojë aksionet e klubit profesional të futbollit “Levski” në favor të Kryeministrit Bojko Borisov, por kryeministri refuzoi t’i pranojë ato.

Ministria e Financave bënë të ditur se Ministri Goranov ka shprehur pozitën e vet sa i përket Vasill Bozhkovit që të premten e kaluar dhe nuk do të bëjë komente të tjera në lidhje me fjalët e personit në fjalë, i cili ka borxh prej 700 mln levash (359 mln euro) ndaj thesarit shtetëror.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD