Sofja mbeti në vendin e shtatë nga 18 qytetet që morën pjesë në Konkursin e Komisionit Evropian për qytete të gjelbra.
Në klasifikim Sofja është në vendin e parë në kategoritë “Cilësia e ajrit” dhe “Administrimi i integruar”. Ajo paraqitet shumë mirë për nga treguesit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike” – në vend të tretë, “Zbutja e ndryshimeve të klimës” – në vend të katërt dhe “Energjetika” – në vend të katërt. Në kategoritë “Mbeturinat” dhe “Rritja e gjelbër dhe inovacionet ekologjike” Sofja është përkatësisht në vend të gjashtë dhe të shtatë.
Juria prej ekspertësh ndërkombëtarë i rekomandon kryeqytetit tonë përmirësim të arritjeve të tij në sferën “Mobiliteti urban”, si dhe punë të forcuar mbi temat “Shumëllojshmëria biologjike”, “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës”, “Ujërat” dhe “Zhurma”.
Në finale u klasifikuan qytetet Dijon, Grenoble, Torino dhe Talini.Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..