Askush nuk e pengon vetëvendosjen e Maqedonisë së Veriut, por jo nëpërmjet gënjeshtrave historike dhe retorikës antibullgare, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Vetëvendosja e tyre pas vitit 1944 nuk duhet të mbështetet tek gënjeshtra antibullgare. Thelbi i marrëveshjes sonë është historia e përbashkët. Askush nuk është kundër së drejtës së Maqedonisë së Veriut për të pasur shtet dhe vetëvendosje kombëtare. Kjo është një e drejtë njerëzore, tha gjithashtu Zaharieva.
Ministrja e Jashtme rikujtoi se në të gjitha deklaratat e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Shkupin përmendet Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që u nënshkrua mes dy vendeve. Zaharieva kërkoi që të rimëkëmbet puna e Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet historike.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..