Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria financon studimin e 2000 bullgarëve nga jashtë

Foto: https://www.vfu.bg/

Këshilli i Ministrave miratoi numrin e studentëve, të cilët sivjet do të fillojnë studimin e tyre të lartë në Bullgari dhe atë të doktorantëve në universitetet dhe organizatat shkencore për vitin akademik 2020-2021. Shteti do të financojë 38 390 vende për studentë nga Bullgaria, 2 000 – për bullgarë nga jashtë dhe 150 vende për shtetas të Maqedonisë së Veriut në shkollat e larta shtetërore.

Numri i propozuar është bashkërenduar me propozimet e organizatave të pakicave kombëtare bullgare jashtë vendit dhe me përfaqësitë diplomatike bullgare. Janë marrë parasysh dhe dëshirat e maturantëve, të shprehura gjatë fushatave informative në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Ukrainë, Serbi, Qipro dhe Spanjë.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodora Georgieva

Prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra

Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..

botuar më 25-03-28 4.56.MD
Kirill Petkov

Bashkëkryetari i PP Kirill Petkov akuzohet për shtrëngim

Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..

botuar më 25-03-28 1.12.MD
Bojko Borisov

Kreu i GERB pranon çdo mbështetje në rrugën drejt eurozonës

Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë.   Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..

botuar më 25-03-28 11.23.PD