Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta në gjendje të jashtëzakonshme kërkon transmetim në gjuhën e shenjave

Foto: pixabay

Nuk ka një statistikë zyrtare sesa janë njerëzit me dëgjim të dëmtuar në vendin tonë, supozohet se ata janë rreth 120 mijë. Shumica kanë punë dhe në praktikë  janë fizikisht të shëndetshëm dhe njerëz tepër kreativ. Për një pjesë jo të vogël prej tyre gjuha e shenjave është  gjuha bazë për komunikim në jetën e tyre.  Prandaj për të pasur një qasje në kohë  deri tek lajmet kryesore pikërisht përmes kësaj gjuhe për ta fare nuk është një tekë. Gjatë javëve të fundit bën përshtypje paraqitja gjithnjë e më e shpeshtë e përkthyesve në gjuhën e shenjave në emisionet qendrore të lajmeve nëpër televizionet publike në Bullgari. Roli i këtyre përkthyesve u bë akoma më i rëndësishëm kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme në lidhje me Covid-19, sepse informacioni për masat dhe krizën na prek që të gjithë ne.

Në Bullgari ka rreth 200 përkthyes të trajnuar të gjuhës së shenjave, por ata të cilët praktikojnë janë vetëm 20. Tani për tani shkollat, universitetet, spitalet shpesh mbeten pa çasje për për personat me probleme të të dëgjuarit.“Por në fakt ka mënyrë që kudotë sigurohet akses i tillë, mjaft që të ndërmerren masat përkatëse administrative për trajnimin e mjaftë përkthyesve” – mendon Sillvija Marinova-një nga përkthyeset me përvojë në fushën e gjuhës së shenjave.

“Unë kam një stazh pune mbi 30-vjeçar sipërkthyese në gjuhën e shenjave dhe do të doja që të them se, njerëzit e shurdhër gjithmonë mbeteshin diku aty në periferi të shoqërisë sonë. Nuk i japim një llogari vetes sesa e rëndësishme është që të mund të dëgjosh. Dëgjimi është mes shqisat tona kryesore dhe është me një rol kryesor për shëndetin psikik të çdo një njeriu. Kjo pjesë nga shoqëria jonë jo vetëm se janë votues, ata janë dhe taksapagues. Ata përveç nevojës, kanë dhe të drejtën të marrin një informatë të plotë, të mund të arsimohen në gjuhën e tyre, të cilën e kuptojnë më mirë.

E di shumë mirë se, prej 1 viti po punohet aktivisht në Ministrinë e Arsimit bashkë me 20 organizata për njerëz me dëgjim të dëmtuar, që të mund të përgatitet ligji për gjuhën e shenjave. Nëse ky ligj miratohet së shpejti, kjo do të garantojë të drejtat e tyre për informim në gjuhën e tyre”.

Që nga data 13 mars, dita e Sillvija Marinovës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme, sepse që herët në mëngjes nevojitet që të përkthejë në eter lajmet, të cilat prekin drejtpërsëdrejti jetën tonë:  

“Ngrihem herët në mëngjes, në orën 5, që të mund të shkrif trupin, të kthjelloj mendjen, që të mund të jem gati për përkthimin. Në orën 7 e 30 minuta duhet të jem në godinën e Këshillit të Ministrave , sepse aty zhvillohet brifingu. Dita ime e punës vazhdon si përkthyese e lajmeve në një nga televizionet e mëdha kombëtare. Pasi të kthehem në shtëpi, me mua lidhen dhe për biseda video njerëz të ndryshëm të shurdhër dhe unë u ndihmoj me çfarë të mundem. Sepse izolimi social, mbyllja në shtëpi, të gjitha këto lajmet shqetësuese ndikojnë në të njëjtën mënyrë mbi njerëzit me dëgjim të dëmtuar. Ata me asgjë nuk janë më të ndryshëm se ne, por kanë një problem kryesor –qasja tek informacioni i sjellë dhe i paraqitur në gjuhën e tyre. Njerëzit na pyesin për gjërat, të cilat nuk i kanë kuptuar, dhe të cilat i interesojnë personalisht. Këta njerëz kanë cilësi të tjera të shumta me të cilat të mund të kompensojnë mungesën e dëgjimit, mund të punojnë në mënyrë të plotëvlefshme dhe janë tepër precizë ndaj detajeve.

Ata meritojnë një respekt më të madh sepse janë shumë të përpiktë dhe jashtëzakonisht korrekt. T’u marrësh të drejtën të marrin informacion të duhur e në kohë përmes gjuhës së gjesteve, është sikurse t’i marrësh shkopin e bardhë një njeriu të verbër. Shoqëria deri vonë nuk i kuptonte sesa i rëndësishëm është përkthimi në gjuhën e shenjave për të gjithë këta bullgarë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD