Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha e ikonave

Shenjtorët Kirill dhe Metodij janë paraqitur nëpër ikonat si shkrimtarë dhe mësues

Nuk është fare e rastit se imazhet e para të ruajtura të apostujve të shenjtë Kirill dhe Metodij, veprimtarinë e shenjtë e të cilëve kisha e nderon më 11 maj, gjenden në zemrën e Evropës. Pikërisht në Romë, vëllezërit nga Selaniku zhvilluan revolucionin e vet kulturor, me të cilin shkatërruan mitin për “gjuhët e shenjta” për predikimin e Dhiatës së re /latinishtja, greqishtja dhe hebraishtja/. Aty ata hapën rrugën drejt kulturës së krishtere jo vetëm për popujt sllavë, por dhe për të gjithë popujt e tjerë mesjetarë. Prandaj dhe në ikona ata vazhdimisht paraqiten si letrarë dhe edukatorë, mësues të cilët mbajnë në duar pergamenë me alfabetin e krijuar prej tyre.

Afresk mural nga shekulli i IX-të në bazilikën “San Clemente” në RomëDuke qëndruar përpara cilësdo qoftë nga ikonat, ne më tepër drejtojmë lutje, sesa të mendojmë për simbolet, të cilat piktori i ka koduar në krijimin e vet. Por bota e pikturimit ortodoks është e madhërishme, asgjë në të nuk është e rastit dhe çdo një element i veçantë e pasuron tregimin kishtar për shenjtorët ose për ndonjë ngjarje ungjillore.  

Ikona gjatë shekujve të parë lindi si një mjet për ruajtjen e imazhit të ndonjë shenjtori“ – tregoi doktoresha Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për iniciativa arsimore “Dveri”. “Njerëzit kanë kaluar me qindra kilometra që të mund të takohen me të dhe në të kthyer kanë marrë me vete imazhin e tij, duke e rikrijuar atë në ikonat më të hershme. Me kalimin e kohës elementi përkujtimor mbetet në plan të pasmë dhe ikona kthehet në një tregim teologjik. Dhe pavarësisht se pikturuesit e ikonave e ndjekin traditën e pikturimit të shenjtorit konkret, ata fusin në imazh dhe diçka nga vetvetja.”

Ajo, e cila më shpesh e tërheq vëmendjen tonë kur qëndrojmë përpara ikonës, zakonisht janë sytë e shenjtorit. Por përveç nga ana vizuale, imazhi vepron dhe ndikon dhe përmes mesazhit të vet dhe në një nivel të pavetëdijshëm mbi të krishterin.

Zllatina Karavëllçeva“Ikona kufizon imagjinatën fetare e cila, sipas mësimit ortodoks ka nevojë për pastrim në mënyrë që njeriu të mos arrijë në një gjendje ekstreme mistike”-thotë akoma Zllatina Karavëllçeva.“Kështu që funksioni kryesor liturgjik i ikonës, përveç se të tregojë për ngjarjet e ndryshme ungjillore, është dhe edukativ. Me fjalë të tjera ajo e disiplinon mendjen e njeriut besimtar dhe e ndihmon atëqë të hyjë në një bisedë më të përqendruar me Zotin”. 

Por, cila është gjuha e fshehtë pas formave të dukshme, e cila njëherë e mësuar, e bën ikonën plot me jetë dhe ajo fillon të flasë?

“Të gjithë shenjtorët, si dhe Krishti dhe Shën Mëria paraqiten përballë”- përgjigjet Zllatina Karavëllçeva. “Kur njeriu qëndron përpara Krishtit, qëllimi i tij është që të zbulojë plotësisht e personalitetit të vet, si dhe të zbulojë Zotin  në vetvete. Aureola është një shenjë e hirit Hyjnor, e cila është dritë, paqe, gëzim nga fakti se këta njerëz të shenjtë, të pikturuar mbi ikona, janë bërë pjesë të Krishtit. Kurse kjo është e mundur vetëm përmes hirësisë së tij”.

Hapësira e hapur është një element tjetër i gjuhës së ikonës - që të gjitha ngjarjet ungjillore paraqiten në të hapur, që të nënvizohet se të gjithët kanë të drejtën të jenë të pranishëm.njerëzit janë qasja e tyre e përgjithshme. Piktorët gjithashtu nuk përdorin hije, dhe në këtë mënyrë tregojnë se burimi i dritës është vetë shenjtori.

Foto: bg-patriarshia.bgNë ikonat klasike Krishti paraqitet me një rrobe të poshtme të kuqe, me qenë se ngjyra simbolizon natyrën e tij Hyjnore. Manteli i tij është blu si natyra e njeriut – që të mund të na përngjajë ne në të gjitha, me përjashtim të mëkateve. Derisa, tek Nëna e Shenjtë rroba e poshtme është blu, kurse manteli është i kuq. Kjo do të thotë  se, nëna e Zotit është njeri si të gjithë ne, pavarësisht dhe shumë e pastër dhe njëkohësisht e veshur në bekim dhe hijesi.

“Me flori pikturohet dhe paraqitet jo vetëm aureola, por jo rrallë dhe vet sfondi - shpjegon Zllatina Karavëllçeva. Ngjyra e artë është shenjë e asaj mbretërie të hirësisë dhe mirësisë, e cila lind pak nga pak – fillimisht tek shenjtori, por pak nga pak , ashtu si majaja e bukës  e cila do të lidhë të gjithë brumin, një ditë do të bëhet realitet  dhe për të gjithë njerëzimin. Mirësia e Zotit është e pranishme për çdo një prej nesh, mjafton që t’i drejtohemi me lutje Zotit. Dhe vetëm atëherë kur natyra jonë njerëzore vishet në mantelin e kuq të hirësisë dhe mirësisë, atëherë do të zbulojmë forcën dhe potencialin tonë të vërtetë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dobrichmuseum.bg, bg-patriarshia.bg, pravoslavieto.com, dveri.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD