Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjoba të ashpra për njerëzit pa maska në transportin publik

Foto: BGNES

Të hënën fillojnë kontrollime masive në transportin publik. Të gjithë udhëtarët janë detyruar të mbajnë maska dhe ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të gjobohen dhe do të detyrohen të dalin nga mjetet e transportit me ndihmën e policisë. Gjobat janë me vlerë nga 300 deri më 1000 leva (nga 153 deri më 511 euro).

Që nga sot (11 maj) transporti publik i Sofjes fillon të kthehet tek grafiku i zakonshëm. Me orar dimëror dhe me më pak trena aktualisht punon metroja, kurse transporti publik gjatë natës nuk punon. Kjo do të jetë java e fundit, në të cilën kontrolluesit do të shesin bileta në mjetet e transportit dhe nuk do të gjobojnë njerëzit pa bileta. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD