Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1955 janë rastet e Covid-19, testimet e zhvilluara shkuan në 57 231

Foto: BTA

44 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 1126 testimet e bëra. Krahinat e prekura janë: Bllagoevgrad – 15, Sofje – 7, Pazarxhik – 5, Vidin dhe Kjustendill – nga 4, Jamboll – 3, Pleven – 2, në Vraca, Kërxhali, Montana dhe Sliven – nga 1.

Numri më i madh i rasteve të infeksionit në rrethin e Blgaoevgradit i detyrohen vatrës së zbuluar në një fshat të krahinës Satovça. Këtë e bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19.

Testimet e zhvilluara deri tani në vend janë gjithsej 57 231, ndërsa rastet e konfirmuara të infeksionit janë 1955.  Në spitale janë vendosur 389 pacientë, 56 prej të cilëve janë në repartet intensive.

Deri tani nga Covid-19 kanë vdekur 90 pacientë. Të shëruarit janë 444.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Laura Kjoveshi dhe Teodora Georgieva

Laura Kjoveshi do të hetojë prokurorin evropian bullgar

Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva në kuadër të një hetimi në vazhdim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. Për vendimin u..

botuar më 25-03-27 11.19.PD

Një vajzë e lënduar nga zjarri në Koçani doli nga Spitali "Pirogov"

Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”. Bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare, e pranuar me djegie të rëndë në parakrah, njoftoi drejtori i..

botuar më 25-03-27 9.14.PD

Parashikimi i motit për 27 marsin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..

botuar më 25-03-26 7.35.MD