Me urdhër të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova sot hapet parku-muze “Vrana” dhe Parku i Akademisë Ushtarake. Sot hapet për vizita edhe parku arkeologjik “Porta Perëndimore” (“Zapadnata Porta”), si dhe kopshti pranë mauzoleut të Aleksandër Betenbergut.
Bashkia e Kryeqytetit u bëri apel sofjanasve për të respektuar të gjitha masat kundërepidemike, si dhe kërkesat për distancë fizike.
Që nga e hëna deri në të enjten në Sofje u janë vendosur afro 80 gjoba (për mosmbajtjen e distancës, uljen në stola, përdorimin e shesheve për fëmijë dhe të pajisjeve të tjera sportive).Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..