Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzika bullgare është interesante dhe në variantin klasik dhe në atë folklorik”

Mihaill Dellçev është konsulli i ri i nderit në Danimarkë

“Ambasadorët e kulturës bullgare” kështu i quajmë muzikantët tanë, të cilët kanë fituar famë dhe njohje nëpër botë. Mes tyre pa dyshim që është dirigjenti Mihaill Dellçev (Michael Deltchev), i cili prej dekadave të tëra me radhë jeton dhe punon në Danimarkë. Para disa ditëve ai u bë konsull nderi i Bullgarisë. Do të zhvillojë veprimtarinë e tij të konsullit në qytetin Ebeltoft si dhe në rrethin konsullor Midtjylland në rajonin qendror të Jutlandit. Në këtë krahinë, grupi më i madh i bullgarëve gjendet në qytetin universitar Orhus (Aarhus), ku studentët bullgarë studiojnë sipas programeve të ndryshme. Për vendimin e Këshillit të Ministrave dhe për emërimin e tij, zoti Dellçev mësoi nga mediat.

“E dija se, Ambasada Bullgare në Danimarkë prej kohe është angazhuar me këtë propozim, por procedura është e gjatë, kërkon saktësime dhe inspektime serioze nga të dyja palët. Unë drejtoj mjaft grupe në Danuimarkë. Aktualisht është shumë e vështirë, sepse nuk ka sesi të punojmë. Janë të ndaluara mbledhjet e më shumë se 10 vetave në një vend. Kore, orkestra, teatro... që të gjitha institucionet kulturore nuk funksionojnë. Presim datën 10 maj, kur karantina do të hiqet. Që nga mesi i muajit prill rifilluan orët e mësimit në klasat fillestare shkollore. Shpresojmë që në një kohë sa më të shkurtër dhe universitetet të hapin dyer për veprimtarinë e vet të zakonshme mësimore.

Në Suedi, ku punoj me një kor për këngë popullore bullgare “Perunika” kanë një filozofi tjetër sa i përket epidemisë. Aty jeta pothuajse nuk ka ndryshuar, me përjashtim të masave për respektimin e distancës. Kolegët e mi, por dhe koristët më dërgojnë vazhdimisht fotografi sesi shëtisin, shkojnë dhe nëpër restorante.”

kori “Perunika”

Mes grupeve të cilat i drejton Mihailli në Danimarkë është dhe kori popullor i grave “Sedjanka”, i cili gjatë vitit të kaluar festoi 25-vjetorin e themelimit të vet. Zonjat nga grupi “Sedjanka” jo njëherë kanë ardhur për vizitë tek ne dhe kanë marrë pjesë me këngët e veta bullgare nëpër tubime, festivale dhe koncerte të ndryshme.

kori “Sedjanka”

Dirigjenti punon me një kor të oratorisë prej 42 këngëtarëve si dhe me një grup vokal dhome. Janë të planifikuar koncerte gjatë muajve qershor dhe korrik, incizime në studio. Kurse me korin “Perunika” do të zhvillojnë leksione dhe koncerte, përgjithësisht me folklor bullgar në pothuajse të gjithë Suedinë.

Por, çdo gjë varet nga rritmi me të cilin do të kthehemi  drejt jetës sonë normale. Sa i përket veprimtarisë së tij si konsull, dirigjenti thotë:

“Tani do të duhet të planifikojmë angazhimet tona të ardhshme, por në këtë situatë që po ndodhemi është akoma shumë herët. Shpresoj se gjatë verës dhe vjeshtës të mund të kemi një qartësi, kuptohet se çdo gjë do të jetë e koordinuar me veprimtarinë e ambasadës bullgare. Detyra jonë kryesore është ta popullarizojmë vendin tonë përmes iniciativave të përbashkëta dhe veprimtarive të ndryshme. Do të ma kishte qejfi që të tingëllonte muzikë bullgare nga të gjitha gjinitë. Mendoj se, muzika bullgare është interesante dhe në variantin e vet klasik dhe në atë folklorik e vet. Mjerisht, krijimtaria e kompozitorëve tanë në fushën e muzikës simfonike dhe të dhomës nuk është e njohur shumë mirë, por shpresoj që kjo të mund të ndryshojë.” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:  arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare “Rajna” – pjesë e Projektit “Ura mes kulturave”

Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e..

botuar më 24-05-24 6.10.PD

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD