Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Vasill Nikollov riparon kompjuterë për fëmijët në nevojë

Në heshtje para së panjohurës se drejt ku do të shkojmë në jetën tonë, bëjmë bilancin, zotohemi se do të ndryshojmë - vetëm të përfundojë pandemia një ditë të bukur. Por, disa prej nesh prej kohe jetojnë me të mirën - nganjëherë e kërkojnë në mënyrë të vetëdijshme, kurse herë tjetër kapin rastësinë, që të mund të bëjnë të afërmit e vet më të lumtur. I tillë është dhe Vasill Nikollov - njeriu i cili kohët e fundit gëzon fëmijët e varfër.

Deri përpara disa javëve ai me ndihmën e fotoobjektivit të vet regjistronte  fytyrat e lumtura të çifteve të cilët ishin duke u martuar, kurse sot, i mbetur pa punë, rregullon laptopët e vjetër në shtëpi. Pas kësaj ua dhuron fëmijëve, të cilët nuk kanë pasur fatin të kenë pajisje të vet personale, me të cilën të mësojnë në shtëpitë e tyre.

“Ideja lindi në momentin kur vajza jonë duhej të përdorte kompjuterin për trajnimet e zhvilluara në internet - tregon fotografi. I bleva një kompjuter të dorës së dytë - jo dhe kaq i mirë, por gjithsesi për të mbaruar punë. Ajo qe shumë e lumtur dhe atëherë e kuptova se jo që të gjithë prindërit mund të ndajnë para për laptop” .

Vasill Nikollov drejtohet ndaj të afërmeve dhe të njohurve me lutje t’i japin laptopët e tyre të vjetër, të cilët t’i ndreqë dhe pas kësaj t’i dhurojë. “Unë e kisha përqafuar kauzën në mënyrë pak më personale dhe u mbështeta tek shokët e mi, sepse ata e dinë sesi do të veproja - aq më tepër se jo çdonjëri ka dëshirë që të japë pajisjen e vet personale një njeriu të panjohur”, shton ai. Por, ideja e tij u përhap shumë shpejt dhe shumë njerëz i shkruanjë në facebook. Një njeri bleu 8 kompjuterë dhe ia dërgoi, që të mund të arrijnë deri tek fëmijët nevojtarë, kurse disa të tjerë parapaguan internetin për disa muaj përpara.

Laptopi i parë shkoi tek nxënësi i klasës së dytë Bozhidar nga fshati Siva Reka, rrethi i qytetit Svilengrad, i cili jeton vetëm me nënën e vet e cila është me rrogë prej 240 levave /120 euro/. Jo të gëzueshme janë dhe historitë e fëmijëve të tjerë - disa prej të cilëve janë seriozisht të sëmurë dhe pothuajse të gjithë nga vendbanime të vogla dhe të varfra.

“Dërgoj kompjuterë pothuajse në të gjithë vendin - thotë Vasill Nikollov. Por, në këtë situatë është më vështirë unë t’i dhuroj personalisht, prandaj përdor firmat e korrierëve. Pas kësaj fëmijët më dërgojnë fotografi ku kanë dalë me laptopët, kurse unë ua ridërgoj dhuruesve, që të dinë se cilin e kanë ndihmuar - sepse, kur shikon një buzëqeshje, e ndien veten shumë të kënaqur.Fëmijët më shkruajnë sesa mirënjohës që janë. Ata më falënderojnë përzemërsisht, që për mua është dekorata më e madhe.”

Vetë mirëbërësi përjeton vështirësi - si fotografë ai dhe bashkëshortja e tij janë pa punë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme. Tani për tani jetojnë me paratë e kursyera dhe të ndara mënjanë. Mbase sepse përmbushet me emocione të shumta pozitive nëpër dasma dhe nga ngjarjet e firmave, të cilat i fotografon prej viteve, për të nuk ka gjë më të bukur nga fakti gjithmonë të bëjë mirësi. Për shembull vitin e kaluar ai fotografoi ballon e maturantëve nga një jetimore.

“Shumë njerëz do të bëjnë konkluzione në këtë situatë jo vetëm për punën e tyre, por dhe si tërësi për jetën – thotë Vasill Nikollov. Sipas mejeCovid-19 do të na ndryshojë ne që të gjithë dhe pasi të kalojë, ne do të kemi një pikëpamje më të ndryshme ndaj botës - mbase do të bëhemi më të vetëdijshëm, më kokulur, mbase do të fillojmë të mendojmë më shumë për të tjerët.Kështu që koronavirusi me siguri do të ketë një ndikim pozitiv.”

Fotografi, i cili deri në këtë moment ka dhuruar mbi 30 kompjuterë, drejton dhe një apel - të shikojmë rreth vetes sonë ose të kërkojmë në grupet e internetit, të cilat merren me kauza të ngjashme. “Njerëzit me siguri do të jenë të lumtur po të kenë mundësi të ndihmojnë”, është i bindur ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD