Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forum virtual për bullgarët jashtë shtetit me rastin e Ditës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare - 24 Majit

Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Me rastin e Ditës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav - 24 Majit Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum virtual për bullgarët jashtë shtetit. Nisma nën moton e fjalëve të Konstantin Kirill Filosofit “Të zhveshur pa libra janë popujt” është e orientuar te fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç nga bashkësitë bullgare. Në një incizim video, me gjatësi jo më shumë se sa 3 minuta, ata duhet të respektojnë veprën e shenjtorëve Qirill dhe Metodij – krijuesit e shkrimit sllav dhe të nxënësve të tyre. Të gjithë ata që dëshirojnë mund të përfshihen me recitimin e ndonjë vjershe, këndimin e këngës etj. Incizimet pranohen në adresë 24may.vice@gmail.com deri më 22 maj 2020.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët anembanë vendit nxirrnin kryqin e Epifanisë nga ujërat e ftohta

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..

botuar më 25-01-06 6.04.MD
Presidenti Radev

Presidenti u dha partive një afat deri më 13 janar për të rënë dakord për një kabinet

Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..

botuar më 25-01-06 1.26.MD

Po kërkohet fjala që përshkruan 2024-ën për bullgarët

Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..

botuar më 25-01-06 11.49.PD