Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vrapuesit po përgatiten për “Run around the clock” në malin Vitosha

Pirin Gallov

Shumë energji grumbulluan adhuruesit e sportit në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari. Pas heqjes së ndalesës për ushtrimin e sporteve individuale në ambiente të hapura, fansat e maratonës presin me padurim çastin, kur do të hiqet dhe ndalesa për sportet grupore. Kjo do të jetë shenjë se do të mund të realizojnë ultramaratonën „Run around the clock” në pjesën më të egër të malit Vitosha.

„Run around the clock” nuk është një ultramaratonë e zakonshme. Ajo nuk do të ketë skemën e zakonshme të eventeve të tilla – starti, pastaj pikat e detyrueshme A, B, C... deri në final”, shpjegoi organizatori Pirin Gallov, i cili është fituesi i ultramaratonës së shquar në Greqi “Frozen peacks - 2019”. Në intervistë për Radio Bullgarinë Gallovi tregoi hollësi për itinerarin dhe rregullat e garës:


„Traseja do të jetë rrethore me gjatësi 11,5 km – në shpatet jugore të malit Vitosha, me denivelim +525 m. Start-finalja do të ndodhet në fshatin Klladnica, kurse traseja do të jetë mes tij dhe fshatit Çujpetljovo. Të gjithë pjesëmarrësit do të nisin në të njëjtën kohë – në orën 10.00 dhe për çdo rreth vrapuesit do të kenë dy orë. Dy orë pas startit fillon xhiroja e dytë në po të njëjtën pikë, me të njëjtin itinerar. Njeriu, i cili nuk do të arrijë të kthehet në pikën e startit në kohën e duhur nuk do të ketë të drejtën të vazhdojë më tej. Fituesi do të jetë ai që pas diskualifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në kuadrin e dy orëve do të kalojë tërë distancën”.


Sipas rregullave të garës ultramaratona mund të ketë vetëm një fitues. Në se dy vrapues përfundojnë garën me të njëjtin numër të xhirove, asnjëri prej tyre nuk do të jetë fitues. Në se vrapuesi i fundit nuk arrin finalen në kuadrin e dy orëve, gara përsëri përfundon pa fitues. Kjo maratonë do të zhvillohet sipas shembullit të asaj amerikane „Last mаn standing”, por ka ca diferenca, sepse është përshtatur për kushtet tona.


Sipas Pirin Gallovit disa nga pjesëmarrësit do të vrapojnë më shumë se 170 km me 7-8 mijë metra denivelim. „Madje mendoj se në se të gjithët janë mjaftë të motivuar, mund të vrapojnë dhe më shumë se 200 km. me rreth 10 mijë metra denivelim”, prognozoi ai.

Logjistika e ngjarjes do të jetë jostandarde:

„Deri tani pjesëmarrjen e vet e kanë deklaruar 40 veta. Ultramaratona ndryshohet nga garat e tjera të tilla, sepse secili pjesëmarrës duhet të organizojë vetë zonën e vet të pushimit, ushqimin, ujin dhe pijet, prandaj ai do të ketë nevojë për një shoqërues, i cili do të ndihmojë”.

Vrapuesit do të marrin pjesë në garë falas dhe të gjithë organizimi do të financohet me mjetet personale të Pirin Gallovit. Çmimi për fituesin do të jetë vend i siguruar në kamperin e Gallovit për aventurën e sivjetshme të ultramaratonës në Alpe.  Vetë Pirini u pasionua pas vrapimeve në distanca të mëdha në terren të ashpër malor para 7 vjetësh, por para kësaj merrej me orientim, ngjitje dhe alpinizëm. Ultramaratona i bashkon këto aktivitetet me dashurinë e tij ndaj malit – në Bullgari dhe në botë.


„Në Bullgari ka disa gara të tilla, të cilat i parapëlqej, pavarësisht se kam marrë pjesë në shumë ultramaratona në të gjithë botën. Dhe kjo është për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me natyrën e bukur, për shkak të mundësisë për të mbetur i vetëm në natyrë, në këto male të mrekullueshme.  Për shembull në malin e Rodopeve – një nga malet më të bukura dhe më të buta në Bullgari organizohet ultramaratona “Persenk Ultra”. Përfytyroni çfarë është ndjenja: të vraponi gjatë natës, të ndaloni në pikat e pushimit, ku oxhaku është ndezur dhe dëgjohen tingujt e gajdës. S’mund të përshkruhet. Njeriu duhet ta përjetojë këtë, ta prekë magjinë e malit, ta ndiejë atë me të gjitha sqisat”, pohon Pirin Gallov.

Për pjesëmarrësit në „Run around the clock” në shpatet jugore të malit Vitosha pikërisht këto janë përjetimet më tërheqëse. Në se nuk e fitojnë garën, për ta do të mbetet kënaqësia ta ndiejnë malin drejtpërsëdrejti, të sfidojnë dhe të njohin më mirë veten e tyre dhe të jenë në shoqërinë e njerëzve, të cilët në po të njëjtën mënyrë  e duan malin dhe sportin.

Vrapim i këndshëm mbasdite në afërsi të majës Matterhorn

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nurgyul Salimova

Shahistja Nurgyul Salimova me fitoren e saj të parë në turneun e serisë Grand Prix në Shikment

Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..

botuar më 24-11-07 6.42.MD
Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD